Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

“Nuk dëshiron të bëhet person publik”, Olta Gixhari zbulon si u njoh me partnerin: Është shumë i bukur… (FOTO)

Aktorja e dashur për publikun, Olta Gixhari, është në pritje të ëmbël dhe nuk mund të jetë më e lumtur se kaq.

Së fundmi, Olta ka dhënë një intervistë live për revistën “Story”, ku ka zbuluar detaje rreth jetës së saj private.

Edhe pse nuk e tregoi gjininë e bebushit dhe në çfarë muaji është, aktorja u shpreh se partneri i sa do të donte që fëmija që po presin të ishte djalë. Madje ajo tregoi se shtatzënia ishte e planifikuar.

“Ishte e planifikuar, madje di edhe kur është zënë. Faleminderit Zotit erdhi në një mënyrë të menjëhershme, pa strese, pa problem. Nuk do ta zbuloj ende sa muajshe jam, do ta zbuloj më vonë në Instagram. Burri e do çun patjetër. Unë do doja t’i plotësohej dëshira atij. Por gjininë nuk e kemi parë ende. Do doja shumë të kisha një vajzë dhe një djalë në jetë”, u shpreh Olta.

Ndër të tjera ajo tregi se mezi po pret që të vijë në jetë fëmija e saj dhe është shumë e emocionuar.

“Po e shijoj shumë këtë periudhë, e kam stakuar mendjen dhe po kujdesem vetem per veten dhe beben. Jam futur në boten e bebeve, shoh rroba për bebe gjithë kohës, diskutimet e mia tani janë çfarë karroce do marrim, si do ta veshim, ku do e vëmë krevatin, a do ja bëjmë dhomën tani”, tregoi Olta.

Aktorja e njohur ka tregur edhe disa detaje në lidhje me si u njoh me partnerin e saj.  Olta ka preferuar të mos e tregojë identitetin e tij, pasi ai nuk ka aspak dëshirë që të bëhet personazh publik.

“Ai nuk do fare të shfaqet. Është njeri shumë diskret, i urren kamerat, videot, fotot, jetën e showbizit. Emocionohet kur del ndonjë lajm për mua, bëhet keq. Nuk ka për të dal ndonjëherë në kamera. Mund t’ju them vetëm që është shumë i bukur, kaq”, u shpreh Olta.

Dyshja është njohur në periudhë festash, konkretisht për Krishtlindje dhe puthjen e parë e kanë dhënë shumë kohë më pas, pasi Olta nuk besonte tek lidhjet në distancë.

“Jemi njohur për krishtlindje. Shumë më vonë dhamë puthjen e parë. Unë ika erdha në Spanjë shumë herë, pastaj ndodhi puthja e parë. Gjërat që nuk beson, ato ndodhin. Unë nuk besoja kurrë tek lidhja në distancë. Nuk e mendoja kurrë një marrëdhënie, bashkëjetesë, martesë me dikë që jeton jashtë. Kjo ishte aryseja pse ika erdha shumë herë derisa e mora seriozisht dhe dhashë puthjen e parë. Njëri nga ne duhet të këmbëngulte, të tregonte besim në këtë marrëdhënie”, tregoi Olta Gixhari.

Aktorja rrëfeu gjithashtu se pas karatinës do të bëjë dasmë dhe ceremonia do të realizohet në Spanjë.

[gallery ids="1047989,1058115,1059177,1057524,1062332,1053092,1034306,1034303,1034304,1034302,1028398,1034300,1028397,1011629,1009328"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore