
Ngjarja e tmerrshme/ Zbardhen përgjimet e moshuarit që abuzonte seksualisht me 15 vjeçaren (DETAJE)
Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e tmerrshme që u zbulua nga Policia një ditë më parë e që kishte për protagonist një të moshuar, që abuzonte seksualisht me një të mitur. Ngacmimet dhe përndjekjet e rojes së shkollës, Abaz Doku ndaj vajzës kanë nisur 1 vit më parë kur ajo ishte në klasën e 8-të.
Më pas roja është hequr nga puna dhe përndjekjen e vajzës e ka bërë në lagje. Ai e shantazhonte vajzën duke i thënë se ia dinte historitë intime që ajo ka pasur në shkollë dhe në një rast ka shkruar pranë banesës së saj në mur "S?.. kur*a".
Pas këtij episodi vajza është dorëzuar dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me 65-vjecarin në një banesë që ai kishte nën kujdes. Akti është filmuar në celularin e tij dhe më vonë ai ia ka çuar nëpërmjet një rrjeti social këtë video fqinjit të tij 20 vjeç. Aparatet celulare të 65 vjeçarit dhe 20 vjeçarit janë sekuestruar nga policia në cilësine e provës materiale.
Fillimisht është bërë shoqërimi i 65 vjecarit në komisariatin numër 4 ku është pyetur për ngjarjen e më pas është bërë arrestimi i tij dhe i 3 të dyshuarve të tjerë në komisariatin nr. 5 ku është bërë përgjimi ambiental i tyre dhe ka rezultuar se 65 vjeçari e ka pranuar krimin e rëndë. Po ashtu edhe për 20 vjeçarin ka prova të pa kundërshtueshme të abuzimit me të miturën.
Ndërsa 2 minorenët e arrestuar 16 dhe 15 vjec kanë thënë se kanë njohje me vëllain e vajzës, e kanë shok dhe se nuk e kanë shantazhuar por vetëm i kanë thënë se kanë dijeni për videon e saj intime. Vajza është në gjendje të rëndë psikologjike dhe nën asistencë të qendrës ARSIS ka dhënë dëshminë e saj për gjithë ngjarjen.



Vaksina kundër Covid-19 mund të mos funksionojë
Historia e plotë >





Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

“Baba Taku” afrohet në bastionin e Metës: Nderohet si “Qytetar Nderi i S...
Historia e plotë >
Urdhri i SPAK/ Aksioni i RENEA në shtëpitë e "të fortëve", a ka lidhje m...
Historia e plotë >
Genc Sulçebe: Kemi 20 herë më shumë të infektuar me Covid, nga sa janë raportuar (VIDEO)

Jo vetëm COVID/ Mjeku Kalo nxjerr fotot dhe tregon sëmundjet e tjera të rrezikshme që prekin qytetarët

Pse gara për të gjetur vaksinat Covid-19 nuk ka për të mbaruar kurrë
Biznes



Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >
