Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Tronditet SHBA, vritet një polic gjatë protestave, plagoset rëndë një tjetër

Dy oficerë të Shërbimit Federal të Mbrojtjes raportohet se janë qëlluar me armë gjatë protestave të djeshme në SHBA për vdekjen e George Floyd, një prej të cilëve ka vdekur nga plagët.

Shërbimi Federal i Mbrojtjes tha se dy policët ishin qëlluar  në ditën e tretë të protestave . Autoritetet thanë se të dy oficerët ishin dërguar në spital ku një prej tyre vdiq prej plagëve.

Në deklaratën e tij autoriteti policor tha: "Dy oficerë të Shërbimit Federal të Mbrojtjes, të stacionuar në ndërtesën Oakland Down Town pësuan plagë me armë zjarri. Për fat të keq një prej tyre vdiq nga plagët."

Vrasja ndodhi disa orë pasi policia amerikane njoftoi se kishte arrestuar dhe akuzuar për vrasje të gradës së tretë oficerin e Minneapolis, Derek Chauvin, i cili shihej në videon e vrasjes duke mëshuar me gju prapa qafës së viktimës George Floyd. Por lajmi i arrestit nuk duket se ka shuar zemërimin e qytetarëve për dhunën dhe racizmin në polici.

[gallery ids="1064639,1064640,1064641,1064642,1064643,1064644,1064645,1064646,1064647,1064648,1064649,1064650,1064651,1064652,1064653,1064654"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore