
Tenderi që nxjerr zbuluar IGJEUM, matja e tërmeteve nuk kryhet në kohë reale
Dy tërmetet e fuqishme që prekën Shqipërinë në vitin 2019, patën probleme për të gjetur sa ballë ishin. IGJEUM-it iu deshën plot dy muaj kohë për të matur këto të dhëna, të cilat fare mirë mund të merreshin në kohë reale nëse vendi ynë do të kishte investuar për aparatura.
Institucionet e zbatimit të ligjit, policia dhe prokuroria, filluan hetimet, por iu desh një kohë e gjatë që të merrnin në dorë përgjigjet e aparaturave të IGJEUM-it për intensitetin e këtyre lëkundjeve, që zgjatën për disa javë me radhë. Saktësimi i të dhënave iu desh prokurorisë për t'i krahasuar me studimet private të firmave të ndërtimit që ndërtuan dhjetëra pallate në Durrës, dhe që u konstatuan me probleme. Në fakt, në këto studime, firmat pretendonin se ndërtimet e tyre mund të përballonin edhe tërmete nga 8-10 ballë, megjithëse qindra ndërtime u shkatërruan nga tërmetet e shtatorit dhe nëntorit 2019.
Dhe, pas këtyre problemeve të mëdha në evidentimin e këtyre të dhënave, Universiteti Politeknik i Tiranës po zhvillon procedurën e prokurimit "kontroll dhe transmetim i të dhënave të sistemit sizmiografik nga stacionet sizmike të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit".
Sipas dokumenteve që disponon gazeta SHQIP, kërkohet kontrolli në 7 stacione. "Kërkojmë përmbledhjen e të dhënave sizmologjike nga pajisjet digitale të instaluara në stacionet periferike. IGJEUM përdor dy kategori sistemesh: sisteme të pajisur vetëm me porta seriale RS-232 që komunikojnë në standardin RS232, dhe sisteme të një gjenerate më të re të pajisura me porta IP me lidhje ethernet. Secila pajisje kërkon një adresë IP statike të veçantë, me qëllim që të kontrollohet e konfigurohet në distancë, dhe të transmetojë të dhënat në kohë reale në Qendrën e Monitorimit pranë IGJEUM-it" - thuhet në këto dokumente.
Më tej thuhet se "operatori do të kryejë shërbim për kontrollin dhe transmetimin e të dhënave sizmike të rregjistruara nga stacionet: Sarandë, Pukë, Leskovik, Bajram Curri, Kulle (Manze), Kryevidh (Kavajë) dhe Apolloni". Mësohet se firma që do të shpallet fituese do të mundësojë monitorim të vazhdueshëm të aktivitetit sizmik për periudhën 1 qershor - 31 tetor 2020.
I gjithë ky tender të lë të kuptosh, se IGJEUM nuk ka informacion në kohë reale për lëkundjet e tokës që ndodhin në periferi të vendit.
[gallery columns="1" ids="1064635,1064636"]





Bllokimi nga bora, Salillari dhe ALB-BUILDING abuzuan me pastrimin e rrugëve
Historia e plotë >



Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Katër qarqet që mund të përcaktojnë mazhorancën e 25 prillit
Historia e plotë >
Fotot/ Lista e patronazhistëve të PD, me numra telefoni dhe të gjitha të...
Historia e plotë >
EMA: Janë shfaqur raste të mpiksjes së gjakut pas marrjes së kësaj vaksine

Grafiku/ Shqipëria lë pas Kroacinë e Turqinë për vaksinimin, Rama: Po dalim nga tuneli i pandemisë

Pasaporta e vaksinimit të BE-së! Covid-19, a do të lëvizin shqiptarët gjatë kësaj vere?
Zgjedhje 2021




Takimi me gratë, Basha: Barazi në punësim, pagë të njëjtë për punë të njëjtë
Historia e plotë >