Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Përfundon mësimi online, nxënësit realizojnë videon e veçantë për mësuesen e tyre

Sot përfundoi ky vit shkollor. Mësuesit dhe nxënësit mbyllën me sukses mësimin online në të gjithë vendin. Një pervojë e re dhe e vështirë, sfidë e panjohur më parë, edhe pse më herët në vitin 1997, po gjatë muajit mars mësimi u ndërpre për arsye të një dalldie kolektive, prej një “lufte” me aktorë realë.

Dy dekada e pak më vonë, askush s’e dinte që as lufta me aktorë të panjohur nuk do ta ndërpriste dot procesin mësimor. Revolucioni teknologjik mundësoi që bota mos të ndalonte e tëra. 

Prindër dhe nxënes, ndanë me ne eksperiencën sa unike aq dhe të veshtirë, të mësimit në distancë gjatë erës covidiane. Veçanërisht nxënësit e ciklit fillor u njohën më shpejt seç e kishin menduar me platforma e aplikacione. Ashtu si Donald Trump e lidera të tjerë botërorë edhe nxënësit u mblodhën e komunikuan me platformën "Zoom".

Nxënësit e klasës së 4-b të shkollës “Servete Maci” ndanë me ne, në këtë ditë të fundit të mësimit, një dramatizim në distancë të shkëputur nga “Aventurat e Çufos”, kryevepra e letërsisë shqiptare për fëmijë e autorit Gaqo Bushaka.

Vogëlushët kishin zgjedhur këtë pjesë për të përshëndetur në distancë mësuese Arlinda Topuzi me të cilën zhvillonin mësim për herë të fundit sot. Në redaksinë tonë, mbërriti sot një email nga vogëlushja Ester Sulejmani, për të përshëndetur mësuese Arlindën e cila si mësuese Mjellma është e pazëvendësueshme për ta, e mrekullueshme dhe më e mira në botë siç shprehet Esteri.

https://youtu.be/NPwAoSYwSKQ

- Në emër të gjithë nxënesve shpreh mirënjohje e dashuri për ty mësuese Arlinda. Ti je aq e dashur, aq e qetë, aq e përkushtuar, aq e drejtë dhe e ditur saqë ne nuk të zevendesojmë dot. Me ty mësimi në distancë u bë edhe më i bukur. Të falenderojmë pa masë Adla, Anxhelina, Ajra, Ajna, Aron, Ditjon, Estel, Ester, Enrik, Enia, Emily, Iselda, Irsa, Joana, Klevion, Laura, Ledio, Lori, Martin, Mattia, Noelia dhe Perla.

Nga stafi i gazetes Shqip i urojmë pushime të bukura e të gëzuara të gjithë vogëlushëve që patën një vit plot sfida!

Ky vit ju bëri më të fortë, ju takon ta shijoni verën që ju pret përpara!

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore