Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Ngec Reforma Zgjedhore, opozita zbulon 'vijën e kuqe' dhe planin e Ramës: Na u refuzua çdo propozim

Grupi i negociatorëve për Reformën Zgjedhore është mbledhur sërish pasditen e sotme, por edhe pas katër orësh diskutime duket se nuk kemi ende një marrëveshje.

Palët kanë ngecur tek teknologjia në zgjedhje (identifikimi biometrik), pikë të cilën opozita e quan vijë të kuqe.

Pas mbledhjes, përfaqësuesi i PD, Oerd Bylykbashi tha se PS i pëlqen modeli i 30 qershorit dhe se po shkon e vetme drejt reformës. Sipas opozitës, maxhoranca ka refuzuar çdo propozim dhe Rama po tenton të shkojë në mënyrë të njëanshme drejt votimit në parlament.

“PS nuk heq dorë nga modeli I 30 qershorit, vetë mbush kutitë, vetë numëron dhe vetë shpall rezultatin. Kjo është një vijë e kuqe që opozita nuk e lejon, pa identifikim dhe numërim elektronik. Të gjitha propozimet tona janë refuzuar. PS po kërkon alibi, për t’iu drejtuar Kuvendit për të vendosur pa kompromis për reformën”, deklaroi Bylykbashi.

Të njëjtën linjë mbajti edhe përfaqësuesi i LSI, Petrit Vasili. Sipas Vasilit, PS refuzon teknologjinë pasi thotë se është e pamundur.

PS i pëlqen të votojë dhe të numërojë vetë. PS nuk i fiton dot zgjedhjet pa process të pastër, prandaj kërkon të bëjë si më 30 qershor, ku kutitë I mbushte dhe I zbarzte vetë. Kemi vendosur pa kthim, asnjë cenim i standardeve që kemi shpalosur. PS refuzon teknologjinë pasi thotë se është e pamundur", tha Vasili.

Padakordësi ka patur edhe për depolitizimin e administratës zgjedhore.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore