Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Dalin emrat/ Një i vrarë dhe dy të plagosur në Kurbin, si ndodhi përplasja me armë para hotelit

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Kurbin. Ngjarja ka ndodhur në sheshin para një hoteli në aksin rrugor Lezhë-Mamurras afër Gjormit, ku një person ka qëlluar me armë zjarri.

I vdekur ka mbetur Bujar Lika (Hasani), ndërsa të plagosur kanë mbetur shtetasit Paulin Gjergji dhe Kreshnik Tusha. I plagosuri Tusha është dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Dyshohet se mes të plagosurve ndodhet dhe autori i ngjarjes, por është ende e paqartë se cili prej të plagosurve është ai.

Dyshohet se shkak i shkëmbimit të zjarrit mund të ketë qenë një konflikt i hershëm mes tyre. Forca të policisë nga Tirana janë nisur drejt vendngjarjes, ndërsa nuk dihen ende rrethanat se si ajo ka ndodhur.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore