Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

VIDEO/ Del blof Ardi Veliu, pamjet me pistoletë të nënës së 15 vjeçarit të dhunuar nga një film

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka folur sot për dhunën e 4 efektivëve kundër një 15-vjeçari, ngjarje e cila ka ndodhur pak javë më parë. Në Komisionin e Sigurisë, Veliut i është kërkuar nga deputetët që të jepte llogari. Si kundërpërgjigje, Veliu publikoi një video ku shfaqej nëna e 15-vjeçarit të dhunuar, Ziada Çodo, me armë në dorë. Veliu këtë video e shiti si një ngjarje të vërtetë, dhe tha se kjo ishte edukata që i ka dhënë Ziada Çobo djalit të saj. “Shikoni nga çfarë familjë vjen ky fëmijë. Ma treguan këtë video për të treguar se sa i edukuar është ky fëmijë. Nuk dua të justifikohem më. Jo se dua të mbroj Policinë. Por të jemi realist”, u shpreh Veliu. Por video me të cilën Veliu sulmoi publikisht nënën e 15-vjeçarit të dhunuar rezulton të jetë film. Çobo ka qenë aktore në filmin “Dashuria s’mjafon”, që është shfaqur një vit më parë në kinematë shqiptare.
 
View this post on Instagram
 

???e ka nda mendien???

A post shared by Zaida Cobo (@zaidacobo_official) on

Siç shihet dhe nga fotot, Çobo në instagramin e saj ka promovuar këtë film dhe shihet me pistoletë (lodër) në dorë dhe pozon para kamerës. Video që u shit si ngjarje kriminale nga drejtori i policisë. [gallery ids="1063876,1063899,1063878,1063869,1063880,1063872,1063881,1063879,1063873,1063870,1063875,1063871,1063874,1063877"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore