Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Vazhdon lufta Trump-Twitter, rrjeti social sfidon presidentin, e akuzon për postime që nxisin dhunë

Tashmë është përplasje totale mes Twitter dhe presidentit amerikan, Donald Trump. Platforma e rrjetit social i shënjoi një tjetër postim kreut të Shtëpisë së Bardhë me arsyetimin se shkel rregullat lidhur me nxitjen e dhunës.

Në vend që ta fshinte e shoqëroi komentin e Trump me një paralajmërim, i cili mund të shikohet nëse klikon mbi të. Në këtë shënim thuhet: “Twitter mendon se do të ishte në interes të publikut nëse ky postim do të mbetej i hapur”.

Kjo është vetëm përplasja e radhës në betejën mes kompanisë me bazë në San Francisco dhe Shtëpisë së Bardhë. Trump po komentonte zhvillimet në qytetin Amerikan të Mineapolis, në të cilin kanë shpërthyer trazirat pasi një person me ngjyrë humbi jetën pas një arrestimi të dhunshëm nga policia.

Presidenti tha se do të dërgonte Gardën Kombëtare dhe menjëherë e shoqëroi postimin në Twitter me  paralajmërim që “sapo trazirat të fillojnë, do të nisnin dhe të shtënat me armë”.

Më herët, kreu i Shtëpisë së Bardhë nënshkroi një urdhër ekzekutiv duke vendosur një rregullator të ri për rrjetet sociale. Kjo ishte një hakmarrje e Trump pasi Twitter shoqëroi dy postime të tij me një paralajmërim për të kontrolluar faktet pasi informacioni ishte i dyshimtë.

Presidenti amerikan ripërsëriti kërcënimin e tij për mbyllje të platformës. Por urdhri ekzekutiv nuk parashikon mbylljen e profileve në Twitter apo Facebook, por vetëm u heq mbrojtjen ligjore këtyre rrjeteve sociale dhe çdokush mund t’i padisë këto kompani.

[gallery ids="1064127,1064126"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore