Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Tritan Shehu i habitur: Tubimet e drejtë kushtetuese, Ministria e Shëndetësisë nuk i ndalon dot

Ish-deputeti i PD-së dhe mjeku Tritan Shehu shprehu habinë me Ministrinë e Shëndetësisë që lajmëroi se ndalohen "tubimet", duke i vënë ato në një nivel me kinematë apo klubet e natës.

Për të kjo është e pabesueshme.

Në Facebook, Shehu shkroi se tubimet janë e drejtë kushtetuese e shtetasit shqiptar, e kjo ndalohet veçse në diktaturë.

Statusi

Askush nuk mund t?i ndaloje "tubimet", aq me pak Ministria e Shendetesise.

Degjova me habi te plote Zj. Ministre qe deklaronte se ndalohen "tubimet", duke i vene ato ne nje nivel me kinemate, klubet e nates etj.

E pa besueshme kjo!

A e di kjo Qeveri se "tubimet" jane nje e drejte kushtetuese, demokratike, njerezore e pa mohueshme asnjëherë, edhe ne luftra...vecse ne diktatura ku ndalohen me dhune.

Ne fund te fundit a e kupton kjo Rilindje se protestat jane kunder vete politikave te saj, rrezikut te autokracise dhe...kur arrijne gjerat aty ku kane arritur nuk kane nevoje per leje.

A i shikon kjo Qeveri protestat ne vendet demokratike edhe ne kulmin e epidemive e luftrave etj.

Kjo Qeveri sic duket kerkon te lejoje vetem "talebanet" te shkaterrojne vlerat e trashegimise se ketij vendi me grumbullime masive te tyre e ne kundershtim te plote me gjendjen e epidemise.

Per kete duhej te fliste ajo Ministri e ai Komitet, jo per te ndaluar "tubimet" qe jane vite drite larg kompetencave te tyre...

Per tubimet se paku te dilte vete Kryeministri me ndonje dekret qeveritar apo "ferman" te atij palo parlamenti.

Per te qeshur dhe per te qare kjo!!!

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore