Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Edita Tahiri: E pabesueshme që u prish teatri, të rindërtohet njësoj siç ishte

Ish-ministrja për Dialog në Kosovë, Edita Tahiri, tha për shembjen e Teatrit Kombëtar se ai nuk i përkiste vetëm Shqipërisë por gjithë kombit shqiptar, ndaj e ka cilësuar aktin e shembjes kriminal dhe sadist.

Ajo mendon se qeveria dhe bashkia e Tiranës e kanë mundësinë për tu vetëkorrigjuar duke ndërtuar të njëjtin projekt në të njëjtin vend.

“ Jam trishtuar, ka qenë e pabesueshme sepse e kam parë krejt procesin. Mbi 2 vjet ka pasur protesta dhe kam menduar se kjo qeveri, ky kryeministër do të reflektojë dhe do të mendojë se Teatri Kombëtar i Shqipërisë është edhe i kombit prandaj të gjithë u shqetësuam. Ndjeva dhimbje të madhe .Është shkelje e të drejtave të njeriut se trashëgimia është e drejtë e njeriut. Por në anën tjetër edhe në luftra kur agresori dëmton, shkatërron trashëgiminë kulturore të palës shtypëse merr dënime në të drejtën ndërkombëtarë. Kemi të bëjmë me një qeveri dhe një kryeministër që ja bën këtë popullit të vet në kohën e pandemisë, Shqipëria e kaloi tërmetin. Prandaj e quajta sadizëm. Fshirja e një pjesë të historisë sonë kulturore dhe kombëtare është një krim. Mirë është të korrigjohet ky gabim që të rikthehet me projektin e njëjtë, në vendin e njëjtë.”, tha Tahiri në Ora neës duke shtuar “Edhe ne në qendër të Prishtinës kemi pasur një ndërtesë nga një kohë austriake, e vetmja që dukej e vogël por shumë simpatike. Qytetarët e Prishtinës nuk e lejuan shembjen e saj, u bë restaurimi. Ana kulturore dhe shpirtërore e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë edhe për ne ka qenë frymëzim këtej kur nuk kishim të drejtë të vinim atje për asgjë, ai shpirt është dëmtuar shumë, është cënuar identiteti kombëtar por ka mundësi të bëhet një korrigjim i gabimit.”

Tahirit i pëlqen Tirana me ndërtesat e saj nga koha e Italisë. “ Momentin që u prish mu kujtuan ato ndërtesat e bukura që ka Tirana nga koha e Italisë që për mua janë përrallore. E bëjnë margaritar Tiranën. Paramendo që fadroma e Ramës të hyjë edhe te ato, duhet të ndalet. Më erdhi keq edhe për kryetarin e Tiranës që bëri këtë. E dënueshme është, shpresoj që diçka të rregullohet.”

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore