Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Çfarë ndodh tani në Kosovë/ Mustafa e ka me nxitim, seanca për qeverinë e re mund të mbahet që të shtunën

Isa Mustafa deklaroi se seanca për votimin e qeverisë së re mund të mbahet që të shtunën ose e shumta, të hënën. Këto komentet, ai I bëri përpara se të hynte në takimin konsultativ me strukturat e partisë, raporton Koha Ditore. Kreu i LDK-së nuk beson se nuk beson se do të hasë në rezistencë nga partia në pushtet Vetëvendosje për të liruar zyrat e Qeverisë, pasi sipas tij, një gjë e tillë ndodh në vendet totalitare të Afrikës.

E ndërsa nga Vetëvendosja mbërrijnë sinjale se do të ndjekë me shumë gjasë rrugën e rezistencës, Mustafa deklaroi se I ka numrat për krijimin e  qeverisë. LDK-ja ka nënshkruar tashmë marrëveshje për bashkëqeverisje me AAK-në e Nismën Socialdemokrate. Ishte pikërisht ajo që e nisi mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, të rrëzuar në 25 mars.

Duke e konsideruar si refuzim mospërgjigjen nga Vetëvendosje për emrin e të mandatuarit të ri, presidenti Hashim Thaçi mandatoi Avdullah Hotin e LDK-së për kryeministër. Dekretin e tij, Vetëvendosje e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese e cila të enjten mori vendimin që u kthye në një “bombë” për partinë fituese të parlamentare të 6 tetorit, duke e shpallur dekretin presidencial kushtetues e duke i hapur rrugë formimit të Qeverisë së udhëhequr nga LDK-ja, e cila në votime doli e dyta.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore