Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Bisedimet me BE-në, ngrihet grupi negociator/ Cakaj: Të mbështetet nga të gjithë

Grupi negociator i Shqipërisë, i cili do të jetë përgjegjës për zhvillimin e bisedave të aderimit në Bashkimin Evropian u krijua. Lajmin e ka bërë të ditur, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, në një reagim në facebook.

Sipas kryediplomatit, grupi negociator është i përbërë nga një skuadër e rrallë profesionistësh të të gjitha fushave dhe gëzon integritetin e duhur për ta udhëhequr këtë proces.

“Puna e tij duhet të mbështetet nga të gjithë pa përjashtim, ashtu sikurse bashkëpunimi në fushën e integrimit duhet t'i bashkojë të gjithë pavarësisht dallimeve partiake, sepse synimi për anëtarësim në BE është interes themelor e vlerë kombëtare e Shqipërisë!” – ka theksuar Cakaj në përfundim të reagimit të tij.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore