Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Bie nga froni/ Miliarderja më e re në botë ka gënjyer për pasurinë e saj? (FOTO)

Për të dytin vit radhazi, Kylie Jenner, u shpall si miliarderja më e vogël në botë, sipas revistës “Forbes”.

Por duket se 22-vjeçarja e ka humbur këtë fron. Sipas të dhënave më të reja, biznesmenja ka “gënjyer” rreth fitimeve të saj.

Ka qenë po revista “Forbes” që ka shkruar se biznesi i saj “Kylie Cosmetics” është më i vogël dhe më pak fitimprurës sesa ajo dhe familja e saj kanë bërë që të besojnë industritë e kozmetikës, mediat, përfshirë edhe vetë “Forbes”.

Kjo e fundit është shprehur se sa të dëshpëruar janë disa njerëz të pasur për tu dukur edhe më të pasur.

Tashmë revista prestigjoze mendon se Kylie Jenner nuk është më një miliardere.

Kujtojmë se më e vogla e klanit Kardashian shiti 51% të aksioneve të kompanisë së saj Kylie Cosmetics në një marrëveshje 1.2 miliardë dollarëshe në janar të këtij viti. Dhe kjo ëhstë një nga arkëtimet më të mëdha të të famshmëve të të gjitha kohërave.

[gallery ids="1061416,1044478,1062801,1043087,1043088,1040417,1038751,1038754,1037404,1037410,1037403,1018892,1028158,1014732,1015646,1003479,1003481,1005397,1000463,999144"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore