Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

A do përmbyllet Reforma Zgjedhore brenda 31 majit? Pas Yuri Kim, reagon edhe Soreca

Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë Luigi Soreca ka kërkuar që të vazhdojë përparimi me reformën zgjedhore.

Përmes një postimi në Twitter, Soreca shkruan se realizimi i reformës brenda 31 majit lejon Shqipërinë që të ecë përpara drejt anëtarësimit në BE.

'E rëndësishme që të bëhet përparim në reformën zgjedhore në Këshillin Politik. Ne mirëpresim qëndrimin konstruktiv të marrë nga të gjitha palët dhe i ftojmë ata të vazhdojnë të punojnë me qëllim të arritjes së një marrëveshje të përgjithshme deri në datën 31 maj, duke lejuar Shqipërinë që të ecë përpara në procesin e anëtarësimit të tij.', shkruan Soreca.

Më herët reagoi edhe ambasadorja Yuri Kim.

“Më shumë përparim sot, mbeten 2-3 çështje. Palët duhet të punojnë gjatë fundjavës për të arritur marrëveshje deri më 31 maj, ashtu siç premtuan (duhet të fitojnë kohën e humbur me COVID). Jo çdokush do të marrë gjithçka që dëshiron – përcaktimi i negociatave. Ju jeni afër – mos pushoni, mos u zhgënjeni ??!”, shkroi Yuri Kim.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore