Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Koment

Your exellency Yuri Kim, shqiptarët po presin shumë, sytë i kanë nga ju

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim, kthehu sërish optimizmin te shqiptarët.

Korrupsioni i lartë shtetëror është gjëmë kombëtare.

Your exellency Yuri Kim, shqiptarët po presin ndihmën tuaj:

Për të vijuar me forcë reformën në drejtësi dhe konsolidimin e SPAK -ut, deri në shtypjen e korrupsionit të lartë shtetëror dhe krimin e organizuar.

Për të shpejtuar organizimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe plotësimin e saj me ekipin e trajnuar në Shtetet e Bashkuara: sepse pa këtë Byro, nuk mund të fillojë goditja e korrupsionit të lartë shtetëror dhe krimit të organizuar.

Për të ushtruar presion ndaj krerëve të Partisë Socialiste që të vendosin listat e hapura në reformë zgjedhore.

ll

Dy janë rrugët që shqiptarët duhet të ndjekin për të fshirë nga

pozicioni abuzues klikën politike të korrupsionit shqiptar: reforma në drejtësi me SPAK-un aktiv; dhe listat e hapura në sistemin zgjedhor.

Ky është një korrupsion banditesk, që më këtë kod zgjedhor dhe me ndihmën e krimit të organizuar, nuk mund të rrëzohet dot; sepse krimi i organizuar, i cili është rrjedhojë direkte e korrupsionit të lartë shtetëror, është klientela aktive e këtij korrupsionit të lartë politik, në mbi 20 vjet bashkëpunim.

Krimi i organizuar kontrollon dhe vendos fituesin e zgjedhjeve. Prandaj rrezikshmëria e tij është shumë e madhe.

Por, listat e hapura dhe ngritja e pushtetit gjyqësor të drejtë dhe të pavarur, në bashkëpunim me policinë kriminale dhe Byronë Kombëtare të Hetimit dhe SPAK-un, është metodë goditëse adekuate për eliminimin e injorancës në pushtet politik, por edhe të klientelës së saj kriminale.

A e di politika amerikane këtë? Sigurisht që e di. Prandaj e gjithë kjo reformë anti-krim në Shqipëri mund të triumfojë vetëm me forcën imponuese të politikës amerikane.

Pikërisht kjo është arsyeja që shqiptarët po presin shumë nga aktiviteti i motivuar i ambasadores Yuri Kim.

Dhe ndërkohë ajo po krijon optimizëm të ri në opinionin publik në Shqipëri.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore