Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Mali i Zi merr vendimin: Nga data 1 qershor në vend hyjnë edhe kosovarët

Mali i Zi mori vendimin që nga data 1 qershor, në territorin vendit të hyjnë shtetasit e Kosovës.

Trupi Koordinues Nacional i Malit të Zi njoftoi se ka vendosur me propozim të Institutit për Shëndet Publik të Malit të Zi.

Mali i Zi lejon hyrjen në territorin e këtij vendi, pa karantinë dhe vetëizolim, të banorëve të vendeve që kanë më pak se 25 të infektuar për 100 mijë banorë.

Lista do të vlerësohet çdo javë, ndërsa në të aktualisht janë Sllovenia, Islanda, Kroacia, Sllovakia, Shqipëria, Austria, Norvegjia, Monako, Kosova, Gjermania, Greqia, Hungaria, Danimarka, Lituania, Letonia, Azerbajxhani, Luksemburgu, Bosnjë-Hercegovina, Bullgaria, Izraeli, Maqedonia e Veriut, Irlanda, Çekia, Finlanda dhe Estonia.

“Mali i Zi nuk mbyll kufijtë. Përkundrazi. Kufijë tanë po i hapim dhe atë në përputhje me sugjerimet e profesionistëve, për shumë vende, për të mirën e qytetarëve dhe të turistëve që do të na vizitojnë këtë verë”, ka thënë Milutin Simoviç, kryetar i Trupit Koordinues.

Në listë nuk është Serbia, e kjo ka sjellë përplasje e reagime mes dy shteteve.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore