Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Klubet angleze duan që Premier League të rinisë, mbledhje për të caktuar datën e rifillimit

Skuadrat angleze rinisën stërvitjet ditën e djeshme, e po bëhen gati ëpr t;u rikthyer në fushë. Drejtuesit e klubeve kanë vendosur në një mbledhje të Ligës që të përcaktojnë edhe datën e rinisjes së kampionatit.

Sipas mediave angleze, është vendosur që gjithçka të rifillojë më datën 17 qershor me ndeshjet e prapambetura Manchester City-Arsenal dhe Aston Villa-Sheffield United, ndërsa më pas me kalendarin normal, duke nisur nga fundjava e 20 dhe 21 qershorit.

Vendimi tani pritet të marrë miratimin final edhe të Federatës Angleze, para se të bëhet zyrtar, ndërsa trajnerët, përgatitësit dhe futbollistët duhet të "vënë këmbën te gazi" për të arritur sa më shpejt formën më të mirë, duke qenë se pas vetëm 3 javësh do të duhet të zbresin në fushë për ndeshje të vërteta.

Rezultatet pozitive nga tamponët dhe eksperienca e Bundesligës duket se kanë bindur anglezët të vendosin për rikthimin në fushë, ndërsa në mbledhjen e Ligës është vendosur që kampionati të mbyllet brenda datës 2 gusht, sipas direktivave të UEFA-s.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore