Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Katër orë "të kyçur" për Zgjedhoren/ Drejtori i policisë dhe votimi e numërimi elektronik ndajnë PD-PS-LSI

Këshilli Politik u mblodh për katër orë me radhë pasditen e sotme në Pallatin e Kongreseve për të diskutuara çështjet e mbetura pezull për reformën zgjedhore, por ende nuk ka "tym të bardhë".

Anëtari i opozitës në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi, u shpreh pas mbledhjes se maxhoranca nuk ka pranuar votim, numërim dhe idendifikim elektronik.

Maxhoranca nuk është e gatshme për identifikimin biometrik dhe votimin e elektronik. Është e vështirë që të arrihet kompromis për çështje të tjera, aj oë presim ne është që maxhornaca të vijë me ide të qarta në mbledhjen e nesërme për votimin dhe idendifikimin elektronik. Ata vunë në pikëpyejte që kjo gjë të realizohej, maxhoranca kërkon që të ketë dakordësi në letër dhe të mos zbatohet asnjë më pas, por opozita e ka bërë të qartë që kjo gjë nuk do lejohet”, u shpreh përfaqësuesi i opozitës.

Një pikë që nuk ka marrë dakortësinë e mazhorancës dhe opozitës parlamenare ka qenë propozimi i PD, që Ministri i Brendshëm që do të vijë nga qeveria tranzitore duhet të emërojë drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit. Socialistët thonë se për këtë vendim duhen takime të niveleve më të larta. Lidhur me prokurorinë, palët kanë rënë dakord që SPAK të hetojë krimet zgjedhore, kurse prokuroritë në rrethe duhet të ngrejnë grupe të posaçme për të hetuar shitblerjen e votës.

Gjiknuri tha se qeveria ka pranuar vendosjen e kamerave në Qendrat Zgjedhore.

"Në parim jemi dakord për teknologjinë në zgjedhje. Identifikimi elektronik i zgjedhësve dhe përfshirja ku është e mundur e numërimit dhe votimit elektronik. Por sa mund të shtrihet. Sa është e mundur", tha Gjiknuri.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore