Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Familja e ushqeu me gjak breshke për ta mbrojtur nga koronavirusi, vdes foshnja pesëmuajshe

Një vajzë pesëmuajshe ka ndërruar jetë në Republikën Dominikane, pasi familja e saj e ushqeu me gjak breshkash për ta mbrojtur atë nga COVID-19.

Sipas mediave të huaja, përveç foshnjës, motra e saj shtatëvjeçare dhe prindërit u shtruan në spital pasi e konsumuan gjakun e breshkës, si pjesë e një ilaçi që iu rekomandua atyre nga një mjek popullor.

Raportohet se foshnja tashmë ishte e vdekur në kohën kur arriti në Spitalin Rosa Duarte në Commendador, ndërsa gjendja e familjarëve të saj është e qëndrueshme.

“Këto lloje të rasteve shkaktohen nga njerëz që mendojnë se këto pije mund të kenë cilësi kurative, por mund të përfundojnë të jenë vdekjeprurëse”, ka thënë Drejtoresha e spitalit Dahiana Volquez.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore