Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Bilanci tragjik, SHBA kalon 100 mijë vdekje nga koronavirusi

Numri i vdekjeve nga pandemia COVID-19 në Shtetet e Bashkuara kapërceu 100,000, më i larti në botë deri tani dhe gati një e treta e më shumë se 350,000 vdekjeve në të gjithë globin.

Ndërsa SHBA kaloi shifrën ogurzezë, thotë Voa, Presidenti Donald Trump mbrojti trajtimin e tij të krizës dhe akuzoi mediat e lajmeve dhe politikanët demokratë për përhapjen e dezinformatave në lidhje me përgjigjen e tij.

"Radikalët e majtë, së bashku me partnerët e tyre, demokratët që nuk bëjnë asgjë, po përpiqen të përhapin një narrativë të re që Presidenti Trump ishte i ngadaltë në reagimin ndaj Covid 19," tha Trump në një postim në Tëitter të mërkurën.

"E gabuar, unë isha shumë i shpejtë, madje bëra ndalimin e lëvizjeve me Kinën shumë kohë përpara se dikush ta mendonte si të domosdoshme!"

Referenca e Trump ndaj Kinës lidhet me vendimin e tij të 31 janarit për të ndaluar qytetarët jo-amerikanë të udhëtojnë nga Kina ndërsa lejoji që qytetarët amerikanë dhe banorët e përhershëm të vazhdonin të vinin në SHBA për sa kohë që i nënshtroheshin vëzhgimit dhe mundësisë së një karantine 14-ditore.

Rreth 1.400 amerikanë kanë vdekur mesatarisht çdo ditë në maj, nga kulmi prej 2,000 vdekshjesh në ditë në prill, sipas të dhënave të shteteve dhe të qarqeve mbi vdekshmërinë nga COVID-19.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore