Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

7 pyetjet për shembjen e Teatrit, Rama thirret në interpelancë urgjente në Parlament

Deputetët e opozitës parlamentare kërkuan interpelancë urgjente me kryeministrin Rama për shembjen e teatrit në Kuvend.  Seanca parlamentare pritet të shoqërohet me debate.

Në një kërkesë të firmosur nga Rudina Hajdari, Ralf Gjoni dhe disa deputetë të tjerë thuhet se shembja e Teatrit Kombëtar është bërë në shkelje të respektimit të parimeve kushtetuese, interesit publik, si dhe ruajtjes se vlerave historike të trashëgimise kulturore dhe identitetit kombëtar.

Deputetët pyesin nëse teatrit ju bë një vleresim kombetaro-kulturor nga ekspertë të fushës Teatrit Kombëtar përpara se të shembej nga kjo qeveri? Sipas tyre, e gjithë procedura e ndjekur është e pambështetur në një vlerësim tekniko-ligjor.

Shembja e Teatrit Kombëtar, sipas opozitës është bërë ne shkelje te respektimit te parimeve kushtetuese, interesit publik, si dhe ruajtjes se vlerave historike te trashegimise kulturore dhe identitetit kombëtar.

Para se te behej shembja e teatrit, duhej qe kjo ceshtje te merrte kohen dhe vemendjen e duhur nga palet e interesuara. Duhej qe qeveria te ishte ulur ne nje tryeze te perbashket me grupet e interesit, aktoret, si dhe gjithashtu me perfaqesuesin e pushtetit vendor ne Tirane, te dialogonin ne lidhje me vlerat historiko- kulturore qe perfaqesonte ai teater nder vite, te shqyrtoheshin kërkesat dhe vërejtjet e bëra nga artistet dhe aktoret përfaqësues.

Ata ngrene pyetjen se cili ishte qellimi i shembjes se Teatrit Kombetar, dhe cilat jane interesat konkrete te kesaj qeverie:

  1. Ne shembjen e Teatrit Kombetar?
  2. Ne ndertimin e nje teatri te ri?
  3. Pse kjo shembje e Teatrit Kombetar u be ne 4 e 30 te nates
  4. Pse kjo shembje e Teatrit Kombetar u be ne nje kohe kur Shqiperia ndodhej ne nje gjendje te jashtezakonshme?
  5. Pse pati reagim aq te forte nga vendet e Bashkimit Evropian dhe organizatat e ndryshme nderkombetare ne lidhje me shembin e Tearit Kombetar?
  6. Pse u transferua Teatri Kombetar ne pronesi Bashkesise se Tiranes?
  7. A u mor per baze mendimi vleresues konkret i grupeve te interesit te aktoreve, artisteve, shoqerise civile?

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore