Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

28 ton ar, zbulohet thesari i Adolf Hitlerit, ja ku e kishte fshehur (FOTO)

Pretendohet se është zbuluar vendodhja e 28 tonë ari të epokës naziste të fshehur gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Sipas mediave të huaja, ari me vlerë miliarda euro ndodhet në një pallat në Poloni.

“Dayli Mail” shkruan se sendet e tjera po me shumë vlerë, janë 60 metra nëntokë në fund të një pusi në bazat e Pallatit Hochberg në Roztoka, afër Wałbrzych.

Ndërkohë Pallati në fjalë është i familjes së famshme polake Hochberg, pronarë të pasurive të shumta në zonë.

Studiuesit kanë gjetur informacionin rreth vendit të fshehjes së sendeve të çmuara duke analizuar ditarin e një oficeri, i shkruar shtatëdhjetë e pesë vjet më parë. Ditari u shkrua nga Egon Olenhauer, të cilin Hitleri e urdhëroi të fshihte thesarin nazist.

Ditari jep detaje për njëmbëdhjetë vendndodhjet në Silesia e Poshtme dhe Opole, ku thuhet se gjenden gjërat e vlefshme, përfshirë këtu artin, artefaktet fetare dhe depozitat bankare, si dhe artet nga Gjermania, Polonia, Franca, Belgjika dhe Rusia.

Po ashtu ditari zbulon se vendndodhja në Roztoka mban depozita ari të Reichsbank në Breslau, tani qyteti polak Wrocław, dhe sende me vlerë që i përkisnin personave privatë në Silesia e Poshtme në 1945.

Nëse supozimet e studiuesve janë të vërteta, sendet e vlefshme me vlerë rreth 1.3 miliardë euro mund të jenë fshehur në Poloni. Megjithatë, shkencëtarët nuk kanë marrë ende leje për të gërmuar në vendin e fshehjes.

Ekzistenca e ditarit të luftës doli në dritë në mars të vitit të kaluar kur një fondacion në Opole me emrin Silesian Bridge njoftoi se kishte marrë ditarin nga partnerët e tij në Gjermani. Gjermanët donin t’ia dhuronin ditarin kombit polak si një ndjesë për Luftën e Dytë Botërore.

[gallery ids="1062995,1062996,1062997,1062998,1062999,1063000,1063001"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore