Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Vdekja e historianit të njohur, dyshohet se u vra nga vajza e tij

Prof.Dr. Masar Rizvanolli, një nga intelektualët më të mëdhenj të Kosovës ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare.

Ai u gjet katër ditë më parë i vdekur në shtëpinë e tij në Gjakovë ndërkohë sipas policisë, e dyshuar për këtë ngjarje është vajza e tij 58-vjeçare e cila është me probleme mendore dhe tashmë është shtruar në spital. Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit, në ceremoninë mortore morën pjesë vetëm disa miq e të afërm.

Masar Riza Rizvanolli ka lindur në Gjakovë, më 24 maj të vitit 1933. Familja e tij fillimisht ka jetuar në Kukës, në kohën e Jugosllavisë. Prof. Masar Rizvanolli, shkollën fillore e filloi në Kukës, ku mësuesi i tij i parë ishte Ejup Binaku, gjakovar dhe patriot i madh.

Historiani nga Gjakova, Masar Rizvanolli ka qenë edhe Kryetar i shoqatës së Intelektualëve “Jakova”. Ai ka qenë edhe autor i shumë librave historikë për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore