Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Twitter kundër Trump: Kontroll vërtetësisë së postimeve!

Për të parën herë Twitter, gjigandi i rrjeteve sociale i kthyer në mënyrën e preferuar të presidentit Donald Trump për të përcjellë mesazhe, ka lëshuar një paralajmërim ndaj përdoruesit të vet të famshëm.

“Nuk ka asnjë mënyrë (ZERO!) që fletëvotimet me postë të jenë dicka më pak se sa një goxha mashtrim”, ishte komenti i fundit I Trump dhe Tëitter vendosi poshtë tij një shenjë paralajmëruese nën postim dhe një mesazh të mëvonshëm, duke kujtuar politikën e tij të re për informacione të rreme.  Trump u përgjigj duke shkruar se “ kolosi i gjigandi i mediave sociale "po mbyt plotësisht fjalën e lirë".

Këmbëngulja e Twitterit ishte të ofroheshin fakte për pretendimet e votave me postë. Një pikëçuditëse ngjyrë blu nxit përdoruesit të “kontrollojnë faktet për votat” dhe i drejtonte lexuesit që klikonin mbi të në një faqe me artikuj lidhur me këtë temë. "Presidenti Trump ngre pretendime të pabaza se fletëvotimet e dërguara me postë do të çojnë në falsifikime votash” shkruante një faqe pasuar me shpjegime për ato që i cilësonte si pretendime false.

Trump nënkuptonte përmes postimit në Twitter se votat e dërguara me postë do të sillnin “manipulime të konsiderueshme” duke sjellë zgjedhje të manipuluara. Ai veçoi guvernatorin e Kalifornisë lidhur me këtë temë, megjithëse ky nuk është shteti i vetëm që lejon vota me postë. Tëitter pohoi se kjo ishte hera e parë që vendoste një paralajmërim lidhur me një postim të presidentit, që lidhet me politikën e re të kësaj kompanie të vënë në funksionim në fillim të muajit për të luftuar dizinformimin.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore