Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

“Sulmi më i keq në 27 vjet”/ India përballet me “pushtimin” e karkalecave

Tufa të mëdha karkalecash po shkatërrojnë të mbjellat në të gjithë Indinë perëndimore dhe qendrore, duke bërë që autoritetet të rritin përgjigjen e tyre ndaj “mortajës më të keqe” të vendit në gati tre dekada.

Sipas mediave të huaja, drone, traktorë dhe makina të tjera janë dërguar për të gjetur dëmtuesit dhe për të bërë spërkatjen e tyre me pesticide.

Siç bëhet e ditur, karkalecat kanë shkatërruar tashmë afro 50,000 hektarë tokë bujqësore.

“Tetë deri në 10 tufa, secila rreth një kilometër katror janë aktive në pjesë të Rajasthan dhe Madhya Pradesh [shtete]”, kanë thënë autoritetet.

Dhe siç thuhet më tej, India nuk ka parë një “vërshim” karkalecash në këtë shkallë që nga viti 1993, tha qendra e paralajmërimit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore