Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

"Nxirrte trupin, ndëshkim hyjnor”/ Vdes në aksident ajror vajza më e bukur e Pakistanit (FOTO)

Nuk ka mjaftuar shuarja e një vajze aq të bukur mes avionit të copëtuar nga përplasja me tokën, dhe as dhimbja e prindërve e të njohurve për t`i dhënë fund paragjykimeve.

Modelja pakistaneze Zara Abid ndërroi jetë në moshën 28-vjeçare në aksidentin ajror të javës së kaluar në Karachi të Pakistanit, ku humbën jetën gati 100 vetë. Zara kishte fituar disa cmime, punonte për stilistët më në zë në Islamabad dhe po përgatitej edhe të merrte pjesë si aktore në një film.

Si për ironi të fatit, setin e fundit fotografik e kishte realizuar në bordin e një helikopteri. Një grua më e famshme se pasagjerët e tjerë, por në fund, një viktimë si të gjithë ata. Por ndërsa ende nuk ishte shpallur zyrtarisht lista e te vdekurve, kundër saj në rrjet shpërtheu një debat i ashpër se ku do të shkonte vajza, në parajsë apo në ferr, me biseda të fokusuara tek morali i tij, tek rrobat që vishte e fakti që ekspozonte trupin.

Në vendin thellësisht fetar, fatkeqësia e Zares u përdor nga disa edhe për të paralajmëruar vajzat e tjera se cfarë I prêt nëse bëjnë modelen, duke folur për “ ndëshkim hyjnor”, ndërsa nuk ka munguar indinjata ndaj pretendimeve të tilla.

[gallery bgs_gallery_type="slider" ids="1062018,1062021,1062019,1062017,1062023,1062022,1062014,1062015,1062016,1062020"]

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore