Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

“Mësoni të pushoni dhe dëgjoni”/ Tritan Kalo, mesazh për gjithologët dhe militantët e sëmurë

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka përcjellë një mesazh të fortë ku thotë se kur Shqipëria gjendet në një situatë të vështirë jo vetëm shëndetësore, por edhe ekonomike e politike, ndërsa këto të fundit i quan edhe “gjithologë militantë të sëmurë të të gjitha kaheve”.

Me anë të një postimi në ‘facebook’ mjeku ka cituar Albert Ajnshtain i cili thotë se “Po deshe të jesh i mençur, mësoju të pyesësh me mend, të dëgjosh me vëmëndje, të përgjigjesh i qetë dhe të pushosh së foluri, kur nuk ke çfarë thua”.

Postimi i Kalos:

Një rikujtesë në këto “Kohë Covidiane”, për GJITHOLLOGËT tanë militantë të sëmurë të të gjitha kahjeve politike, kur Shqipëria jonë gjindet përballë sfidave shumë-shumë të mëdha jo vetëm shëndetësore, por edhe ekonomike e politike:

“Po deshe të jesh i mençur, mësoju të pyesësh me mend, të dëgjosh me vëmëndje, të përgjigjesh i qetë dhe të pushosh së foluri, kur nuk ke çfarë thua.” (një thënie nga “i pak dituri” Albert Ajnshtain)….

Demokracija e vërtetë dhe jo demon-kracija “Made in Albania”, është në vetvete një UNITET veprimesh në diversitetin e mendimeve, POR vetëm e vetëm kur veprimet e bazuara në këto mendime, ndjekin të gjitha udhën e pa gropëzuar drejt MBROTHËSIMIT socio-ekonomiko-politik të SHQIPËRISË, dhe jo atë të theqafjes së saj si deri më sot!!!…Quo vadis!?

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore