Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Ivanka "masakrohet" në rrjet, ja çfarë bëri e bija e Trump (FOTO)

Një vajzë 15-vjeçare nga India është bërë kryefjala e medias për shkak se ka mbajtur babain e saj të paralizuar në biçikletë.Vogëlushja dhe babai i sëmurë po largoheshin nga New Dehli për të shkuar në shtëpinë e tyre pasi vendi ku punonin u mbyll për shkak të pandemisë.

Gjesti prekës i Jyoti Kumari u mësua nga e gjithë bota, ndërkohë që Ivanka Trump ka përgëzuar vogëlushen duke këshilluar shtetin Indian që ta marrë për kampionatin e çiklizmit.

“15-vjeçarja Jyoti Kumari mbajti babain e saj të sëmurë e me plagë në biçikletë për më shumë se 1200km teksa po shkonin në shtëpinë e tyre në fshat. “Këmbet e saj të duruara dhe dashuria kanë tërhequr vëmendjen e popullit indian dhe koorporatës së çiklizmit", shkroi ajo duke ngjallur debate.

Ky koment i vajzës së Donald Trump është kritikuar, sidomos nga populli indian të cilët u shprehën se ky gjest nuk ka asgjë të bukur që duhet parë me sy pozitiv.

Ky është shembulli konkret i varfërisë dhe skamjes më të cilën përballet njerëzit në Indi që Koronavirusi i ka varfëruar edhe më tepër.

[gallery bgs_gallery_type="slider" ids="1047323,1047315,1047314,1062097,1062096,1062095,1047324,1047328,1047330,1047318,1047319,1047332,1047333"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore