Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Turqia dhe Greqia përplasen ashpër për një...gardh

Vendosja e një gardhi në kufirin me Turqinë përtej lumit Evros do të vazhdojë dhe do të përfundojë së shpejti, tha të martën Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias.

Ai e tha këtë për Kathemerini-in, pasi Greqia dhe Turqia shkëmbyen disa replika në lidhje me rrethojën në lumin që ndan të dy vendet.

Sipas kreut të diplomacisë greke, problemi lindi kur Turqia kërkoi informacione për koordinatat për ngritjen e gardhit, të cilat Greqia nuk pranoi, duke sqaruar se nuk ka asnjë detyrim t’i shpjegojë askujt se çfarë po bën brenda kufijve të saj.

Dendias gjithashtu hodhi poshtë pretendimet e Ministrisë së Jashtme turke se koordinatat gjeografike të pajtuara reciprokisht në zonë nuk kishin dakortësi. Ndihmë reciproke Ai tha se Marrëveshja e Lozanës e vitit 1923 dhe Protokolli i 1926 ranë dakord për kufijtë në lumin Evros.

Greqia ka vendosur të ngrejë një gardh në një pjesë të territorit të saj në mënyrë që të shmanget situata nga muaji mars, kur mijëra refugjatë dhe migrantë u përpoqën të kalonin nga Turqia në Greqi.

Tensionet midis Athinës dhe Ankarasë janë intensifikuar vitet e fundit, por marrëdhëniet midis dy anëtarëve të NATO-s jo gjithmonë kanë qenë të tilla, shkruan Deutsche Welle.

Ai kujton se si Greqia dërgoi shpëtimtarë dhe ndihma në 1999, kur qyteti turk Izmit u godit nga një tërmet i fortë. Disa javë më vonë, Athina u godit në të njëjtën mënyrë, dhe Turqia dërgoi ndihmë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore