Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Tri kosovare torturojnë zviceranen dhe e filmojnë nudo, indinjatë në Zvicër

Tri shqiptare nga Kosova me banim në Zvicër akuzohen nga prokuroria se rrëmbyen dhe torturuan një shtetase zvicerane.

Përplasja nisi pasi Mira.A u ankua në Agjencinë për Mbrojtjen e Fëmijëve, për shoqen e saj kosovare, Lara.O. Por kur Lara O. mori vesh se çfarë kishte ndodhur, vendosi që të hakmerret. Ajo njoftoi tre bashkatdhetarët e saj: Alba Z. 23-vjeçare dhe dy motrat Svea, 25-vjeçare dhe Dinora K. 29-vjeçare për ngjarjen dhe u kërkoi ndihmë.

Në aktakuzën e prokurorisë thuhet se e reja me prejardhje nga Kosova, Alba Z. i ngriti kurth viktimës. Ajo i kërkoi takim në një parking restoranti.

Por aty e prisnin edhe vajzat e tjera, që e morën viktimën në makinë dhe e çuan në pyll.

Më pas, ato e çuan gruan në banesën e Lara O. dhe Svea K., dhe e kërcënuan nga forma të ndryshme. Lara, vajza nga Kosova që e torturoi viktimën është shprehur se situata mund të ishte përshkallëzuar edhe më shumë.

Vajza e marrë peng u përgjërua për falje, ndërsa pengmarrëset e keqtrajtonin dhe poshtëronin me mënyra nga më të ndryshmet. Ato e detyruan të rrinte lakuriq para një kamere dhe të fliste për preferencat e saja seksuale si dhe kërkesa të tjera që kishin "torturueset" e saj.

Pasi u dhunua, zvicerania u la më pas e lirë ndërsa njoftoi dhe policinë.

Tre vajzat kosovare janë arrestuar dhe ndodhen në paraburgim.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore