Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Top Story zbulon skemën sesi arabët vijnë në Shqipëri nëpërmjet krijimit të kompanive fantazëm

Por le të ndalemi pak vetëm tek fakti se si vijnë këta emigrantë në Shqipëri dhe si pajisen me leje qëndrimi. Vitet e fundit ne kemi parë shumë kronika lajmesh, por edhe kemi dëshmuar me sytë tanë se si grupe emigrantësh sirianë futen në Shqipëri duke ecur në këmbë. Ata kalojnë kufirin ilegalisht. Shpesh herë të pangrënë dhe pa para me vete.

Ne nuk do të merremi me këtë kategori.

Do të përqendrohemi tek arabët që vijnë në vendin tonë me vizë të rregullt. Ata që vijnë me kostum e me kollare. Kjo kategori emigrantësh futen në Shqipëri duke ndjekur skemën e kompanive të biznesit fantazmë. Pra, ata që vijnë si investitorë.

Dy janë mundësitë ligjore se si ata mund të vijnë këtu në mënyrë të rregullt. Ose duke bërë një kontratë pune me një biznes vendas, ose duke hapur vetë një biznes në Shqipëri. Në rastin e parë, nëse një kompani private në Shqipëri ka nevojë për punëtorë të huaj, ajo do të sigurohet që punëtorët nuk do ti largohen sapo të arrijnë këtu. Ajo lidh kontrata vetëm me ata të huaj që vërtetë duan të punojnë. Kjo nuk krijon shumë favor për një shtetas arab që ka synim të shkojë në Gjermani, në Francë, apo Itali.

Më shumë leverdi për të do të kishte që të hapte biznesin e vet në Shqipëri. Kjo gjë bëhet fare kollaj. Le ta shpjegojmë këtë skemë.

Fillimisht një të huaji i duhet një ftesë për në Shqipëri nga një shtetas shqiptar i cili bëhet garant. Me këtë ftesë i huaji merr një vizë 3 mujorshe për në Shqipëri me motiv biznesi.

Hapi i dytë është që ai paraqitet në dyert e QKB për të regjistruar biznesin e tij. Më pas atij i lind e drejta të aplikojë për leje pune si i vetëpunësuar. Pasi merr lejen e punës i lind e drejta të aplikojë për leje qëndrimi. Me lejen e qëndrimit ai bëhet rezident në Shqipëri dhe është i lirë të shoh mundësitë e volitshme për të kaluar në Europë. Ndërkohë biznesi që ai do hapte në Shqipëri ekziston vetëm në letra.

Ne kemi zbuluar me dhjetëra agjenci punësimi por edhe individë privatë që fitojnë miliona duke bërë këtë lloj skeme. Pra, krijojnë biznese fiktive në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, vetëm për të përfituar leje qëndrimi në Shqipëri.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore