Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Rregullat e reja për prostitutat; lejohen vetëm dy pozicione, nuk duhet të prekin....(FOTO)

Punonjësit e seksit zviceran kanë hartuar një listë të rregullave, për të cilat ata thonë se minimizon rrezikun e transmetimit të koronavirusit në bordello, me shpresën se ndalimi i aktivitetit për industrinë së shpejti mund të hiqet.

Vendimi vjen pasi kjo industri është goditur rëndë nga pandemia, ndërsa qeveria vendosi një ndalim të përkohshëm të prostitucionit dy muaj më parë për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së virusit.

Plani për të rihapur industrinë, i përgatitur nga organizata ProKoRe, sugjeron që pozicionet seksuale të cilat lejojnë një distancë të sigurt midis fytyrave, të tilla si ‘stili i qenve’ dhe “pozicioni kaubojs”, janë të këshillueshme.

Këto pozicione zvogëlojnë rrezikun e transmetimit të virusit nëpërmjet spërklave të pështymës, njoftoi media elektronike zvicerane Watson.

Të dy stilet lejojnë që jetë “larg” partnerit të saj seksual, duke shmangur kontaktin ballë për ballë.

Masat e tjera për mbrojtjen e shëndetit të punonjëseve të seksit përfshijnë dhoma ventilimi për të paktën 15 minuta pas çdo klienti, dhe larjen e çarçafëve dhe peshqirëve të dorës me një temperaturë prej të paktën 60 gradë çdo herë.

Gjithashtu rekomandohet që punonjësit e seksit të vënë çdo herë maskë.

Doreza, prezervativë dhe dezinfektues gjithashtu do të sigurohen në bordello dhe çdo seancë duhet të mbahet në 15 minuta.

Dokumenti gjithashtu këshillon që prostitutat nuk duhet të prekin gjërat personale të klientëve, të tilla si xhaketat.

[gallery ids="1061614,1061611,1061613,1061612,1061615"]

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore