Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Koronavirusi lë me pasoja Boris Johnson, kryeministri pranon publikisht problemin

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson ditën e sotme është shprehur se  koronavirusi ka ndikuar keq në shëndetin e tij edhe pse tashmë ai është shëruar nga Covid-19 ku të dyja testet i kanë rezultuar negative.

Johnson tha se pasi është shëruar nga koronavirusi i është dashur që të vendosë syze, duke qenë se ka pasur probleme me shikimin.

"Zbulova se duhet të vë syze. Unë mendoj që problemi me shikimin mund të jetë për shkak të koronavirusit", ka thënë Johnson.

Kujtojmë që kryeministri Johnson u infektua disa javë më pare me Covid-19 dhe kaloi disa netë në terapi intensive, por fatmirësisht tashmë gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe prej javësh vijon të jetë në krye të detyrës.

[gallery ids="1061379,1061378,1061377,1061376"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore