Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Ekzekutimi mafioz/ Djali i mjekut me hesape në Belgjikë, në Shqipëri rezulton “i pastër”

Nuk ka asnjë rrethanë që ta çojë Policinë e Vlorës tek një pistë hetimi që lidhet me Shqipërinë, përsa i përket ekzekutimit mafioz të Kristian Breshanaj.

Nga hetimet e kryera nga grupi hetimor, viktima nuk rezulton të ketë ndonjë konflikt gjatë kohëve të fundit apo edhe më herët në Shqipëri. Edhe pas shoqërimit të 12 personave pas momentit të ngjarjes, ende nuk është arritur të dalë në dritë shkaku i vrasjes së Kristian Breshanajt.

Sipas Policisë, shoqërimi i fqinjëve apo të afërmve të të riut është bërë me qëllim që të zbulohej ndonjë lëvizje e dyshimtë, që mund të jetë parë në momentin e ngjarjes apo para saj.

Sipas burimeve nga Policia e Vlorës, të afërm apo miq të 25-vjeçarit kanë deklaruar se Breshanaj nuk ka pasur ndonjë konflikt në Vlorë, çka përforcon pistën kryesore të hetimit të Policisë për këtë ngjarje, atë të veprimtarisë së 25-vjeçarit në Belgjikë, shtet nga i cili ishte kthyer rreth tre muaj më parë.

Ndërkohë, sipas informacioneve mësohet se autorët janë ndihmuar nga të tjerë persona pasi kanë kryer vrasjen. Dyshimet janë që autorët të kenë vepruar fillimisht në këmbë, duke lënë automjetin në një rrugicë pranë vendit të ngjarjes. Menjëherë pas atentatit janë larguar drejt automjetit tip "BMË" me targa greke, të cilin e kanë djegur pranë lagjes "10 korriku" në një zonë pa ndriçim dhe prej aty të jenë larguar me një tjetër automjet.

 

Për këtë qëllim, Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonat afër vendit të ngjarjes, apo edhe vendit ku është djegur automjeti, për të bërë të mundur identifikimin e lëvizjeve të autorëve të vrasjes së 25-vjeçarit Breshanaj. Burime nga Policia e Vlorës bënë të ditur se bëhet fjalë për një ngjarje të mirëmenduar nga autorët dhe kjo lidhet edhe me djegien e automjetit dhe armën e krimit, të cilat janë shkrumbuar plotësisht.

Ata kanë qëlluar ndaj të riut me kallashnikov me silenciator, çka ka bërë që në zonë të mos dëgjoheshin as krismat e armës. Referuar informacioneve të tjera nga Policia, dyshohet se autorët kanë qenë më herët në vendin e ngjarjes dhe janë lajmëruar nga të tjerë persona për lëvizjet e 25-vjeçarit Kristian Breshanaj.

Po ashtu, dyshime ka që viktima të jetë vëzhguar prej ditësh nga autorët, ndërsa po merren pamje nga kamerat e sigurisë të vendeve që i riu ka frekuentuar së fundmi. Kjo, për faktin që Policia të mund të bjerë në gjurmët e autorëve.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore