Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Dëbimi i gylenistit/ OKB nis hetimet për Shqipërinë, ja kërkesa për qeverinë

Rasti i shumë debatuar i ekstradimit të turkut Harun Çelik nga Shqipëria më 1 janar ndonëse ai kishte kërkuar azil, po hetohet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Për këtë më 20 mars të këtij viti OKB-ja i ka dërguar qeverisë shqiptare edhe një shkresë ku i kërkon të japë informacion të detajuar mbi procedurat që janë ndjekur.

Organet për të drejtat e njeriut në OKB, i kanë kërkuar qeverisë shqiptare të rishikojnë pa vonesë vendimet kundër, Selami Şimsek apo shtetasve të tjerë turq në Shqipëri për shkak të lidhjeve të tyre të supozuara me lëvizjen Gulen”.

Në letër po ashtu kërkohet që të kryhet një vlerësim gjithëpërfshirës dhe individual të rrezikut me të cilin këta persona mund të përballen, duke pasur parasysh të drejtat e tyre sipas të drejtës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Qeveria shqiptare nuk është përgjigjur ende thuhet të njoftimin e OKB-së, mbi akuzat serioze për dëbimin me forcë dhe shkeljen e të drejtave të shtetasve turq, Harun Çelik dhe Selami Şimşek. Ky i fundit u dënua nga Gjykata e Tiranës me 1 vit burg për akuzën e falsifikimit të dokumenteve ndërsa me anë të një shkrese nga paraburgimi kërkoi azil pasi në Turqi i rrezikohet jeta.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore