Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Tërmet me magnitudë 5.6 gjatë intervistës live, shihni si reagon kryeministrja (Video)

Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern ishte duke u intervistuar drejtpërdrejt në TV këtë mëngjes, kur vendi u godit nga një tërmet.

Lëkundet mund të shiheshin dhe Arden për një moment u duk e trazuar, por e kaloi shpejt dhe vazhdoi intervistën duke thënë se ishte në një vend të sigurtë dhe se nuk gjendej poshtë ndonjë llambe të varur.

Tërmeti me magnitudë 5.6 ballë goditi rreth 90 km në veri të kryeqytetit, Wellington, në orën 08:00 me kohën lokale. Ai u ndje në mbarë vendin, por nuk pati raporte për dëme apo lëndime.

Zelanda e Re ndodhet në të ashtëquajturën Unazë e Zjarrit në Paqësor, një zonë kjo me aktivitet të fortë sizmik, kështu që goditet rregullisht nga tërmetet. Ndërtesat e saj janë krijuar për t'i bërë ballë lëkundjeve të tilla.

https://youtu.be/LBWwW2NZrnw

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore