Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Stuhia e fuqishme godet Australinë, erërat si kurrë më parë me shpejtësi prej 130 km në orë (VIDEO)

Dhjetëra mijëra shtëpi dhe lokale afariste kanë mbetur pa energji elektrike, kurse ndërtesat janë dëmtuar, e drunjtë janë shkulur me rrënjë nga erërat e forta që e kanë goditur sot Australinë për të dytën ditë me radhë.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, ndërsa zyrtarë për shërbime emergjente dhe të zjarrfikësve në Australinë Perëndimore, John Brumhole, ka deklaruar se stuhi të tilla ndodhin një herë në dhjetë vjet.

Stuhia ka goditur në një rreze prej 1.200 kilometrave në drejtim të bregut perëndimor të Australisë, duke përfshirë edhe Perth, ku erërat frynin me shpejtësi prej 100 kilometra në orë.

Madje sipas shefi të zyrës së meteorologjisë, Neil Benett, erërat në zona të caktuara kanë arritur shpejtësinë prej 130 kilometra në orë, që është shpejtësia më e madhe e regjistruar që nga viti 2005.

Rreth 65 mijë shtëpi dhe lokale afariste kanë mbetur pa energji elektrike, e pas intervenimit të ekipeve kompetente gjendja me furnizim është përmirësuar, raportohet se 24 mijë shtëpi te tjera vazhdojnë të jenë në terr.

https://youtu.be/pekGuUxjM24 https://youtu.be/LncGLfQKhLM

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore