Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Pamjet rrëqethëse të viktimave të koronavirusit në Brazil, Trump merr vendimin e papritur (FOTO)

Brazili është vendi i dytë në botë për nga numri i të infektuarve. Shteti amerikano-latin raportoi mbi 15 mijë raste të reja të dielën, duke e çuar numrin total të të prekurve në më shumë se 360 mijë. Viktimat janë gati 23 mijë, e më shumë se 600 prej të cilëve u shënuan në vetëm 24 orë.

Situata në Brazil po ndiqet me shumë shqetësim, ndërsa presidenti Jair Bolsonaro vazhdon të mos e marrë seriozisht krizën shëndetësore. Të dielën, ai u pa sërish pa maskë, teksa përzihej me turmën e mbështetësve të tij që protestonin kundër masave të kufizimit.

Bolsonaro, i cili kundërshton izolimin, është kritikuar ashpër për mënyrën e menaxhimit të pandemisë dhe gjendet gjithashtu në qendër të një skandali politik.

Shifrat alarmante shtynë presidentin amerikan Donald Trump që të ndalojë udhëtimet e të gjithë shtetasve të huaj që kanë qenë në Brazil dy javët e fundit. Kufizimet nuk do të aplikohen për tregtinë.

[gallery bgs_gallery_type="slider" ids="1060331,1060332,1060333,1060334,1060335,1060336,1060337,1060338,1060339"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore