Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Në pranga 30 vjeçari shqiptar, u kap duke vjedhur apartamentin në Milano

Një shqiptar u arrestua në Milano ndërsa po tentonte që të vidhte një banesë. I arrestuari, një emigrant 30 vjeçar u kap në flagrancë, ndërsa po futej nga ballkoni ër të vjedhur një apartament në Ugo Betti, në zonën e Bonola-s.

Ka qenë një banor i pallatit që ka lajmëruar policinë, pasi ka dëgjuar alarmin që ka rënë në banesë.

Policia shkoi menjëherë në vendngjarje dhe e ndaloi të riun.

Në xhepat e tij, policia gjeti bizhuteri ari me vlerë 10 mijë euro, të cilat i kishte vjedhur nga dhoma gjumi e apartamentit të katit të katërt.

Shqiptari u dërgua në polici ku më vonë është zbuluar se ai kishte një urdhër arresti nga gjykata e Milanos për një dënim prej 2 vjet e gjysmë për grabitje, vërtetim të rremë dhe posedim të dokumenteve false.

Videon mund ta shikoni këtu.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore