Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Lorik Cana xheloz për vajzën e vogël? Ish-kapiteni zbulon pse dëshiron djalë fëmijën e tretë (FOTO)

Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka qenë ditën e sotme i ftuar në emisionin “Ftesë në 5” në Top Channel, ku ka folur për periudhën e kaluar në karantinë.

Nga shtëpia e tij në Itali, Cana foli se si ishin këto dy muaj në izolim me dy fëmijët dhe bashkëshorten.

“2020 pavarësisht se ka qenë e veshtirë, për mua ka qenë e mrekullueshme”, tha ai, duke e lidhur me ardhjen në jetë të fëmijës së tij të dytë, Enkeleida.

“Lindja e fëmijëve mban momentet më të bukura për një njeri. Unë pothuajse kam 3 fëmijë, se edhe motra ime kur ka lindur, unë kam qenë 19 vjeç. Ndërsa qëndrimi kaq gjatë me fëmijët është e bukur pasi kam marrë shumë përqafime”, u shreh Loriku.

Ndërsa kur moderatorja e njohur, Bieta Sulo, e ngacmoi për zgjerimin e familjes në një të ardhme, ish-kapiteni u shpreh se nëse do ishte e sigurt se do ishte djalë, po.

“Unë ja kam shprehur gruas mundësinë se nëse do të ishte djalë, sigurisht edhe një fëmijë. Nëse ke një vajzë dhe një djalë, Zoti të ka plotësuar gjithë mundësitë. Gjithë kjo dashuri, xhelozi ndaj vajzës, besoj është e mjaftueshme. Prandaj them një tjetër djalë”, tha Loriku.

Ky i fundit u shpreh se është shumë më liberal në marrëdhënien me bashkëshorten, ndërsa Monica është më posesive.

“Nuk merrem shumë me detaje të vogla. Por kur Monica më shikon se si sillem me motrën që do të bëjë 18 vjeç, habitet. Jam shumë ndryshe, pasi dua që të di çdo gjë rreth saj. Ndërsa kur vajza të rritet do i vë dy roje pas, pa e vënë re ajo”, shtoi Loriku duke qeshur.

[gallery ids="977242,914507,930827,1060664,1054823,914508,914505,914502,914501,914500,914499,509941,370601,295589"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore