Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Loja u hap/ Në “listën e zezë” të gjyqtarëve që bëjnë vettingun edhe dy të tjerë

Luan Daci duket se nuk do të jetë i vetmi që do të largohet nga institucionet e vetingut. Burime nga Prokuroria thonë se në ditët e ardhshme pritet të publikohen të dhëna komprometuese edhe për dy gjyqtarë të tjerë në organet e vetingut.

Njëri prej tyre që rrezikon, është në Shkallën e Parë dhe është anëtar i KPK-së, ndërsa tjetri është sërish një tjetër anëtar i KPA-së. Pra, përveç Dacit, rrezikojnë të pezullohen edhe dy anëtarë të tjerë, duke e çuar në 3, numrin e gjyqtarëve në organet e vetingut që dalin të papërshtatshëm për të ushtruar detyrën e tyre.

Pezullimi i Luan Dacit nga pozicioni i tij pas hetimit që bëri SPAK u iniciua nga prokurorja Antoneta Sevdari, e cila u kualifikua nga Shkalla e Parë e vetingut, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por u skualifikua në shkallën e dytë, pasi Kolegji i Apelimit, ku është anëtar edhe Daci, e shkarkoi nga detyra.

Daci, që nga momenti që mori detyrën si gjyqtar i KPA, ka vendosur për përjashtimin nga sistemi i drejtësisë të disa gjykatësve, të cilëve tashmë mund t’u lind e drejta që të kërkojnë pavlefshmëri për vendimin që është marrë për ta. Për më tepër, në rast se do të dalin edhe dy rastet e gjyqtarëve të tjerë, njëri në KPA dhe tjetri në KPK, të gjitha vendimet e marra nga organet e vetingut mund të vihen në diskutim.

Për më tepër, përjashtimi i Sevdarit nga sistemi i drejtësisë, tashmë është ankimuar në Gjykatën e Strasburgut. Dhe në rast se kjo e fundit do të rrëzonte vendimin e KPA, duke i bashkuar pezullimin e Dacit nga kjo trupë, do të vinte shumë në rrezik gjithë besueshmërinë e këtij procesi, që deri më tani ka nxjerr një numër të madh gjyqtarësh nga sistemi i drejtësisë.

I gjithë ky diskutim, dhe dyshimet që po qarkullojnë, vjen në një kohë kur prej disa muajsh tashmë, për shkak të Pandemisë së COVID-19, vetingu është pezulluar, pasi nuk lejohen seancat gjyqësore me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore