Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Legalizimi i kanabisit, eksperti Blickman: Detajet e paqarta, pse më bëjnë të dyshoj

Nisma e qeverisë shqiptare për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore ngre dyshime nga ekspertët ndërkombëtarë.

Tom Blickman, një ekspert i reformës së politikës së drogës në Institutin Transnacional me qendër në Amsterdam, ka komentuar vendimin e qeverisë shqiptare për legalizimin e kanabisit në vend.

Duke folur për  Balkan Insight, Blickman  shprehet se detajet e propozimit për legalizimin e kanabisit janë ende të paqarta, dhe se përfshirja e këshilltarëve të huaj në hartimin e tij, e bën që të dyshojë se me këtë propozim, do të përfitojnë kompanitë e huaja dhe jo kultivuesit e e vegjël që janë përfshirë në tregun e paligjshëm.

Blickman tha se përdorimi i kanabisit për arsye mjekësore për tregjet evropiane duhet të përputhet me standarde të larta rregullatore dhe se me një numër në rritje të shteteve që përpiqen të fillojnë me këtë veprim, çmimet mund të bien dhe fitimiet e shteteve do të ulen.

Janaki Mitrovski, një avokat maqedonas dhe përfaqësues i Bilka, i cili mbron për legalizimin e kanabisit, tha që Shqipëria duhet të ketë përparësi në të sëmurët dhe ekonominë lokale.

Duke iu referuar përvojës së Maqedonisë së Veriut, Mitrovski tha se "njerëzit në Shqipëri duhet të mësojnë nga gabimet tona në mënyrë që të mos i përsërisin ato dhe të shfrytëzojnë plotësisht potencialin mjekësor dhe ekonomik të kësaj bime të mrekullueshme".

Kryeministri Edi Rama në lancimin e kësaj nisme u shpreh se prej një viti një punohej nga strukturat shtetërore për të studiuar mundësitë që ka për efektet për legalizimin për qëllimet mjekësore. Ideja e hedhur pati edhe edhe një reagim nga ana e Bashkimit Europain, pasi deklaruan se nuk kanë qenë pjesë e konsultimeve që kryeministri Edi Rama përmendi sa i përket ekspertëve ndërkombëtarë.Legalizimi i kanabisit në Shqipëri pritet të votohet gjatë këtij sesioni parlamentar.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore