Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Greqia hap ishujt, nis shërbimi i trageteve

Greqia rinisi sot shërbimin e rregullt të trageteve, ndërsa baret e restorantet gjithashtu janë celur tejsa vendi po shton përpjekjet për të shpëtuar sezonin e tij turistik. Udhëtimi në ishuj ishte bllokuar pas vendosjes së karantinës për frenimin e përhapjes së koronavirusit në fund të marsit. Të vetmit që u lejohej qasja ishin rezidentët e përhershëm, si dhe furnitorët e ushqimeve.

Por rënia e ndjeshme e shkallës së infeksionit, bëri që qeveria greke ta nisë sezonin e pushimeve tre javë më herët sesa data e parashikuar e 15 qershorit. Greqia ka raportuar vetëm 2.900 raste dhe 171 vdekje nga pandemia. Italia numëron mbi  33,000 jetë të humbura nga Covid 19, Spanja 29,000 dhe Turqia 4,340.

Në tragetet greke do të funksionojnë në vazhdimësi rregullat e distancimit social si dhe kufizimi i numrit të pasagjerëve. Shërbimet shëndetësore të luftës kundër virusit të drejtuara nga shteti po shtrihen edhe nëpër ishuj, e mësohet se deri tani njësitë e kujdesit intensiv janë vendosur në Lesbos, Samos, Rodos, Zakintos dhe Korfuz, si dhe në objektet ekzistuese të Kretës.

Turizmi është pjesë thelbësore e ekonomisë greke, duke kontribuar drejtpërdrejt me më shumë se 10% të GDP-së  vendit. Mbi 34 milion vizitorë udhëtuan drejt Greqisë e kaluar, duke shpenzuar atje sipas të dhënave të qeverisë, plot 18.2 miliardë euro.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore