Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

“Dragoi i Kavos”/ Dëshmia rrëqethëse e gruas: Ka përdhunuar mbi 100 femra, neveri për ata që e liruan

47-vjeçari Dimitri Aspioti, i njohur ndryshe si “dragoi i Kavos”, një përdhunues serial, pësoi dëmtime të rënda pasi ra në një greminë 200 metër, ndërsa po përpiqej t’i shpëtonte policisë në Greqi.

Policia greke e shpalli atë në kërkim, pas dëshmisë së një gruaje shqiptare, e cila tha se ishte marrë zvarrë në një pyll dhe ishte përdhunuar nga Aspioti nën kërcënimin e armës.

Ai u dënua në vitin 2012 me 52 vjet heqje lirie për përdhunimin e 6 te rinjve britanike ne vitin 2010 dhe mori nga media britanike nofken “dragoi i Kavos”, por u lirua ne nentor 2019 duke shfrytëzuar nje ligj te kohes ne Greqi.

Aspioti dyshohet të ketë përdhunuar mbi 100 gra, para se të arrestohej në vitin 2012. Një prej viktimave të tij, një 32-vjeçare britanike, Kayleigh Morgan, hoqi dorë nga anonimiteti i saj pas lirimit të “dragoit të Kavos”, për  kërkuar dënimin e tij, por shtoi se i ishte thënë që ta linte ngjarjen pas dhe të vazhdonte jetën e saj.

“Një person si ai nuk mund të ndryshojë kurrë, jam e tmerruar kur mora vesh që doli. Ai do të bëjë të njëjtën gjë që bëri me mua edhe me shumë gra të tjera.

U shokova, më vjen neveri, si mund të lirohet një njeri i tillë? Ai kishte përdhunuar një mikeshën time disa ditë më parë dhe ajo ma përshkroi, më tregoi për tatuazhet e tij. Sapo pashë ato tatuazhe unë e dija se çfarë do të ndodhte me mua”, tregoi ajo

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore