Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

"Do të punësojë shumë njerëz"/ Rama nxjerr videon nga Malësia e Madhe

Kryeministri Edi Rama e nisi këtë të hënë me një lajm të mirë nga Tamara e Malësisë së Madhe

Ai bën me dije se po përfundon fabrika e re agropërpunuese e përgatitjes së esencës së frutave dhe prodhimin prej tyre të lëngjeve natyrale.

Sipas kreut të qeverisë, ky investim do të ndikojë ndjeshëm në ekonominë lokale, si dhe do të punësojë një numër të konsiderueshëm njerëzish.

Postimi i Ramës:

MIRËMËNGJES? me një nga plot e plot shembujt e bukur frymëzues të punës, që nuk bëjnë lajm!

Në Tamarë të Malësisë së Madhe, me mbështetjen e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, po përfundon fabrika e re agropërpunuese e përgatitjes së esencës së frutave dhe prodhimin prej tyre të lëngjeve natyrale ???

Ky investim do të ndikojë ndjeshëm në ekonominë lokale dhe një numër i konsiderueshëm njerëzish të zonës do të punësohen, por njëkohësisht fermerët do të kenë një destinacion për të tregtuar frutat e tyre?

#ShqipëriaqëDuam???

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/642622806325852/

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore