Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

“Do shpërndaj edhe qeverinë”, Meta i kërkon gazetarit të bëhet kryeministër: Na duhet një emër...

Presidenti Ilir Meta i kërkoi në emision gazetarit Blendi Fevziu që të bëhet kryeministër. Kreu i shtetit tha se nëse shpërndahet parlamenti do shpërndahet dhe qeveria.

Sipas tij, problemi qëndron se nuk ka një emër për kryeministër.

“Nëse shpërndaj parlamentin, unë do shpërndaj edhe qeverinë se nuk ka sens. Por që të shpërndaj qeverinë dhe parlamentin na duhen nja 20 burra. E merr ti përsipër të bëhesh kryeministër (i drejtohet gazetarit Fevziut). Na duhet dikush ta marrë përsipër”, deklaroi Meta.

"Po mua s’më ka lënë mendja…", iu përgjigj gazetari.

Meta tha se e gjithë bota është shokuar nga vendimi i qeverisë dhe bashkisë për të shembur Teatrin Kombëtar. "Le Monde e quajti shembjen e Teatrit akt barbar", shtoi ai.

Presidenti tha se ka shkëputur komunikimin jozyrtar me kryeministrin Rama.

“Nuk kam asnjë kanal komunikimi. Nga nesër, vetëm në mënyrë zyrtare flas me të”, tha presidenti.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore