Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Do dëshironit një të dashur si të Dua Lipës? Vëllai i motrave miliardere është perfekt për… (FOTO)

Këngëtarja e famshme, Dua Lipa, ka më shumë se një vit që po shijon lidhjen e saj me modelin e njohur, Anwar Hadid.

Që kur ata vendosën që të bënin publike lidhjen, kanë qenë të pandarë dhe janë parë kudo së bashku.

Në çdo event apo edhe festa familjare, Dua dhe Anwar, kanë shkuar bashkë. Madje çifti i njohur nisi të bashkëjetonte menjëherë, ku edhe karantinën e kaluan së bashku.

Nga ditët e tyre të izolimit për shkak të emergjencën Covid-19, ata nuk kanë nguruar që të postojnë foto e video të ndryshme.

Duket gjithashtu se ky izolim i ka bërë ata që t’i përkushtohen më shumë njëri-tjetrit dhe të bëhen “krahu i djathtë” i partnerit.

Së fundmi, këngëtarja me origjinë shqiptare ka ndarë me ndjekësit një foto shumë të veçantë. Në imazhin në fjalë, vëllai i motrave Hadid shfaqet teksa i lyente flokët në ngjyrë të kuqe dhe sigurisht që na tërhoqi vëmendjen.

Kjo është një tjetër provë që Anwar Hadid është i dashuri perfekt! Ai është gjithmonë aty për Duan duke i dhuruar dashuri, shoqëri, përkujdes dhe gjithçka që ajo ka nevojë.

[gallery ids="986056,1052662,986054,1060377,1037981,1037983,961887,980440,954918,986055,950867,950865,922891,923082,883038,900385,907825,900386,883037,865224,865223,865222,865220,865219"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore