Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

‘Djalin ma kishin bërë copa-copa’/ Flasin babai dhe nusja e të burgosurit që u vetvar: Ja çfarë tha për fëmijët

Një ditë pas ngjarjes tragjike në Burgun e Fierit, ku u vetëvar 51-vjeçari Bilbil Zekaj, familjarët e tij kërkojnë drejtësi. Bashkëshortja e viktimës tregon bisedat telefonike me të, teksa shprehet se ai nuk i kishte thënë kurrë asgjë apo që t’i kishte shprehur ndonjë brengë.

Ajo thote se ai nuk i kishte thënë kurrë asgjë apo që t’i kishte shprehur ndonjë brengë, nderkohe qe shton se bashkë me tre fëmijët mezi prisnin datën 26, kur 51-vjeçari do të dilte në gjyq, ndërsa shton se flisnin në telefon 2-3 herë në ditë dhe i thoshte gjithmonë të mos mërzitet, se do të dilte nga burgu dhe do t’i bënin punët bashkë.

Sakaq, babai i viktimës akuzon policinë dhe burgun, se nuk i kanë njoftuar për ngjarjen e rëndë, por ata e kanë marrë vesh nga televizori. Intervistat jane marre nga NEWS 24.

 

Intervista e bashkëshortes:

Çfarë dinin lidhur me ngjarjen?

Çfarë të them unë, unë s’pata asnjë pikë dyshimi, foli në telefon, siç fliste për ditë. Kërkoi vetëm fishat e insulinave dhe i thashë që do ja jap, në orën 16:00 do ta merrja në telefon.

Të dha ndonjë shenjë?

Jo, asnjë lloj veprimi. E prisnim me padurim datën 26 se kishte gjyqin. S’kishte asnjë ditë që të mos fliste, flisnim 2-3 herë në ditë.

Kishte ndonjë brengë?

Deri në atë moment nuk thoshte gjë, vetëm më thoshte që ‘mos u mërzit se do vij unë, do t’i bëjmë punët bashkë, vetëm mbaj afër fëmijët’.

Ju tani jeni e vetme me tre fëmijë, çfarë kërkoni?

Dua të drejtën e tij, dua pronat.

Si e morët vesh lajmin?

Nga televizori, e kishin marrë njerëzit e mi që më thanë, se unë nuk i kisha parë lajmet, do ikja në punë.

gruaja

Si ishte gjendja e tij?

Nuk më kishte thënë gjë. I çoja ushqime, i hidhja lekë. Tani në kohën e pandemisë nuk shkonim fare.

Ju thoni se është vetëvrasje?

Nuk e di, nuk më linte pikë dyshimi, edhe kur e takoja më thoshte ‘prit se do vij, asnjëherë s’me thoshte gjë’.

Babai i viktimës: Djalin e dua. Djalin ma kishin bërë copa-copa. Pse nuk më lajmëruan mua? Nuk më lajmëruan fare, më lajmëroi miku, i tha nuses. Unë jam babai dhe nuk dija gjë fare. Dëgjova nusen që po qante dhe e pyeta çfarë kishte. Djali vuante nga diabeti. As policia, as nga burgu, nuk na lajmëruan për ngjarjen.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore