Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Deklaratë me dy kuptime/ Prokuroria Federale nis hetime, Presidenti i Lazios rrezikon dënimin

“Jemi një pikë larg kreut dhe kjo vetëm falë Juve-Inter, që e keni parë se çfarë ndeshjeje ishte”, pati deklaruar presidenti i Lazios, Claudio Lotito në një intervistë për mediat italiane ditën e djeshme, ndërsa kjo deklaratë ka ndezur sërish polemikat.

Kështu Prokuroria pranë Federatës Italiane të Futbollit ka vendosur të hapë një hetim për këtë deklaratë, ndërsa sipas mediave italiane, prritet të thirret numri një i klubit bardhekaltër për të dhënë sqarime mbi deklaratën. Lotito do të rrezikonte kërkesën për gjykime duke përfshirë reputacionin e njerëzeve klubeve dhe organeve që veprojnë në  CONI, FIGC, UEFA dhe FIFA, sipas nenit 23 të kodit të ri të drejtësisë sportive.

Lotitos do t’i duhet të shpjegojë kontekstin e deklaratës dhe nëse ka, të japë informacione shtesë që ngrenë dyshime mbi parregullsi të kësaj ndeshjeje, ashtu sic presidenti i Lazios ka lënë të kuptohet në intervistën e tij.

Nëse Lotito nuk do të mund të mbrojë deklaratën e tij në media, atëherë rrezikon të përballet me një dënim shembullor, që përvec vlerës monetare, mund të shoqërohet edhe me një pezullim disa mujor.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore